Ky panair po shihet si mundësi e mirë për kompanitë kosovare...

Ky panair po shihet si mundësi e mirë për kompanitë kosovare...

13:10, 20/01/2020

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Green Week”që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Kompanitë nga Kosova “Abi & Elifi”, “Eurofood”, “Frutex”, “Egi Group”, Kosovawine”, “Stonecastle”, po promovojnë produktet e tyre nga industria përpunuese ushqimore; hajvar, turrshi, pemë dhe perimet, makarona, lëngje frutash, pije alkoolike, pije energjike, etj.

Vizitorë të shumtë në këtë panair po shprehin interesim për produktet kosovare duke i degustuar dhe blerë ato.

Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi ndërkombëtar “Green Week” njihet si një ndër panairet më të rëndësishme të industrisë ushqimore, bujqësisë në të cilit po marrin pjesë mbi 1750 ekspozues me mbi 110 mijë produkte nga mbarë bota.

Në ditën e parë, shtandin e Kosovës e vizituan, ministrja në detyrë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Dijana Zhiviq dhe ambasadori i Kosovës në Berlin z. Beqë Cufaj.

MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 100 m2, që gjendet në: hall 18, nr. 127.

Panairi është i hapur nga data 17 deri 26 Janar 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco