Thaçi i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd

Thaçi i gëzohet linjës Prishtinë-Beograd

12:27, 20/01/2020

Aviokompania Lufthansa ka njoftuar autoritetet e Kosovës se do të hapë linjën ajrore Prishtinë-Beograd në një të ardhme shumë të afërt.

Kjo është bërë në një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Një veprim të tillë e ka mirëpritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo ngjarje shënon një hap tjetër në përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Statusi i plotë i Thaçit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco