Biznesmenët gjermanë njihen me mundësitë që ofron Kosova për të investuar

Biznesmenët gjermanë njihen me mundësitë që ofron Kosova për të investuar

09:56, 18/01/2020

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka pritur përfaqësues të disa kompanive nga Gjermania si dhe udhëheqësin e kompanisë “NOZ Elektrotechnik”, Reinhold Notz, ku i ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime në fushën e teknologjisë informative.

Ministri u ka treguar në detaje për përparësitë e investimit në Kosovë dhe lehtësirat që u ofrohen investitorëve të huaj.

“Kosova afron mundësi dhe lehtësira të shumta për investitorët e huaj të cilët duan që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë. Kosova ka fuqi punëtore të lirë e po ashtu një popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin shumë gjuhë të huaja”, tha  Shala.

Sipas tij, Kosova ka kapacitete për të ofruar shërbime të shumta për kompanitë gjermane.

“Si vend kemi nevojë për krijimin e 50 mijë inxhinierëve të teknologjisë informative, e po ashtu edhe numri i të rinjve që  janë në shkolla është mbi 300 mijë, që është një potencial i madh për t’u edukuar  dhe përgatitur për tregun e punës në të ardhmen”, theksoi ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala.

Kurse në emër të delegacionit nga Gjermania ka folur themeluesja e organizatës “Education Unlimited”, Kerstin Labonte, ku ka falënderuar ministrin Shala për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.

Ndryshe, vizita e biznesmenëve gjerman është vazhdimësi e vizitës së ministrit në detyrë Muzafer Shala, në Gjermani në shtator të vitit 2019.?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco