A janë pajtuar LDK-VV për autostradën e Dukagjinit? Ja çka thotë Abdixhiku

A janë pajtuar LDK-VV për autostradën e Dukagjinit? Ja çka thotë Abdixhiku

21:35, 11/12/2019

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka treguar se me Vetëvendosjen janë marrë vesh për shumë pika – duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën.

“Nuk ka autostradë për Dukagjin. Nuk ekziston”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

Kështu LDK ka dalë kundër idesë së kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili pati thënë se kjo autostradë “gjithsesi që do të bëhet”.

Sidoqoftë, Abdixhiku bëri bujë edhe ditë më parë, kur tha se stadiumi i paraparë të ndërtohet në Drenas, do të bëhet në Bernicë.

Ndryshe, LDK e VV nuk e zyrtarizuan as sonte marrëveshjen, ani pse u raportua se mund të ketë përafrime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco