Ditë të vështira po e presin Bitcoinin

Ditë të vështira po e presin Bitcoinin

09:15, 11/12/2019

Bitcoin edhe njëherë tjetër po shfaqet si “tokë e rrëshqitshme” pasi u përball me një vështirësi për t’u ngjitur mbi kufirin psikologjik.

Kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut dështoi të qëndronte mbi vlerën 7,600 dollarë në tre prej katër ditëve të fundit

Sipas të dhënave të Bitstamp, vlera e kësaj valute kërceu nga 7,440 dollarë në 7,666 dollarë. Por kjo lëvizje u zhbë me 283 dollarë më pak në 7,383 dollarë pas një ore.

Vlen të theksohet se gjatë rënies së çmimit në këtë nivel, volumi i tregtimit të Bitcoinit u rrit dhe nëse valuta për një moment ngjitet mbi 7,666 dollarë, që të vijojë më tutje duhet të mbështetet nga një volum i fortë blerjeje.

Tashmë kriptovaluta rrezikon të bjerë poshtë nivelin të mbështetjes prej 7,087 dollarë, e nëse ndodh atëherë do të ekspozohej përballë një tjetër niveli prej 6,500 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco