Premtohet themelimi i institucionit të ekonometrisë

Premtohet themelimi i institucionit të ekonometrisë

12:14, 07/12/2019

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi, tha se nga viti 2020, do të bëjnë përpjekje maksimale që ta themelojnë dhe zhvillojnë Divizionin e Modelimeve Ekonometrike në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës.

Sipas tij ky divizion, do të merret me zbatimin e teorive statistikore dhe matematikore në ekonomi, me qëllim të testimit të hipotezave dhe parashikimet e tendencave të së ardhmës.

Ekonometria përdor një kombinim të teorisë ekonomike, matematikës dhe konkluzioneve statistikore për të përcaktuar dhe analizuar teoritë ekonomike, duke përdorur mjete si shpërndarjet e frekuencave, probabiliteti dhe shpërndarjet e probabilitetit, konkluzionet statistikore, analiza e thjeshtë dhe e shumëfishtë e regresionit, modelet e ekuacioneve të njëkohshme dhe metodat e serive kohore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco