Nga Ministria e Financave tregojnë se a do të dalin pagat me rritje

Nga Ministria e Financave tregojnë se a do të dalin pagat me rritje

09:44, 07/12/2019

Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit.

Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese.

Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.

Nga Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për Pagat pezullohet nga Kushtetuesja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco