Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj

Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj

11:48, 21/11/2019

Kryemnistri në detyrë Ramush Haradinaj, ka prit investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu, ku kanë biseduar lidhur me kushtet e votitshme që oforn vendi.

"Kosova ofron kushte të volitshme për investitorë të huaj dhe ka kapacitete për t’i gjeneruar këto investime me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik në vend", tha Haradinaj. 

Sipas tij në vazhdimësi kanë punuar që këto mundësi t’ua prezantojmë investitorëve, duke plotësuar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe tatimore. 

"Në këtë frymë, prita sot në takim investitorë nga Izraeli dhe Shqipëria, Eitan Bar Zeev, Nimrod Rinot, Hay Galis dhe Irfan Hysenbelliu", tha kryeministri në ikje.

Sipas tij investimet në energji, ndërtimtari, tregti dhe në sfera të tjera, janë sektorët që Kosova mund t’i funksionalizojë në favor të zhvillimit ekonomik dhe institucionet tona, kanë kapacitete të plota për t’i orientuar dhe mbështetur ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco