'Mini Shengeni' e dëmton ekonominë e Kosovës

'Mini Shengeni' e dëmton ekonominë e Kosovës

09:41, 12/11/2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, më 10 nëntor gjatë një takimi në Ohër, pa pjesëmarrjen e Kosovës kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Përfaqësues të biznesit thonë se Kosova nuk duhet të merr pjesë në këto nisma ekonomike, pasi sipas tyre, vendi ynë ka nevojë që t’i rishikoj marrëveshjet paraprake.

Kryetari i Bordit të Odës Afariste të Kosovës, Skënder Krasniqi, thotë se vendi ynë nuk duhet të merr pjesë në këtë nismë, sipas tij, marrëveshjet paraprake e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës.

“Ne besojmë se Kosova në aspektin ekonomik nuk duhet të merr pjesë, sepse nuk ka një strategji të vetën të ecjes së zhvillimit ekonomik. Mungesa e kësaj strategji e bënë të pamundur që ta nënshkruaj një strategji të re dhe ta zbatojë atë. Kosova ka nevojë që t’i rishikoj të gjitha këto marrëveshje para se të vjen te marrëveshja e re, në mënyrë që të jetë më e fuqishme në rast se e hap tregun e rajonit se sa që e ka tani”, tha Krasniqi përTelegrafin/

Ai tregon se Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA) dhe ajo e Stabilizim-Asociimit (MSA) e kanë dëmtuar Kosovën pasi janë nënshkruar pa koordinim me biznesin.

“Takime si këto në aspektin e përgjithshëm nuk janë të këqija, në qoftë se shikohet për Kosovën, por forma se si vendi ynë i ka nënshkruar këto rmarrëveshje, si CEFTA dhe MSA, kanë qenë forma që e kanë dëmtuar Kosovën, të cilat janë nënshkruar pa ndonjë koordinim me biznesit”, tregon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco