Alibaba thyen rekordin e shitjeve në 24 orë

Alibaba thyen rekordin e shitjeve në 24 orë

08:38, 12/11/2019

Alibaba ka raportuar shitje rekord në Ditën e Beqarëve apo e njohur si “Double 11” përgjatë një periudhe 24 orëshe.

Afro 40 miliardë dollarë janë shpenzuar ditën e hënë.

Gjatë kësaj periudhe, e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në faqet e saj online.

Po ashtu, Alibaba ka njoftuar se për tetë orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shituara.

Shitjet e gjigantit kinez Alibaba më 11 nëntor vitin e kaluar, tejkaluan çdo rekord të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës Black Friday dhe Cyber Monday.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco