Basha: Ekonomia kombëtare, 'kalçeto' e Edi Ramës ku luajnë 10 vetë, të tjerët jashtë loje

Basha: Ekonomia kombëtare, 'kalçeto' e Edi Ramës ku luajnë 10 vetë, të tjerët jashtë loje

12:21, 11/11/2019

Nga fjala e Lulzim Bashës sot me biznesmenët e Durrësit:

A ka kushte biznesi, kushte të barabarta loje? A ka mundësi të ecë përpara?! Jemi kthyer në një sistem feudal, ku nuk ka rëndësi sa i zoti je, po rëndësi ka kë njeh. Ky është sistem feudal, Europa ka 300 vjet që e ka flakur. Ky është sistem oriental feudal, despotik, ku nuk kemi më ekonomi të lirë tregu, ku kemi një ekonomi të kontrolluar, jo më me Komisionin e Planifikimit Qëndror, jo më Byro Politike, por me Byro Oligarkike.

 Ekonomia i jepet 10 vjetave, ndahet në parcela, i jepet “kalçetos”, siç ma thanë të rinjtë e Shkodrës. Pra e gjithë ekonomia shqiptare ndahet në kalçeto ku luajnë 5 oligarkë, 5 persona me të ardhura nga veprimtaria kriminale, kryeministri dhe dy ministra të tij. të tjerët janë jashtë loje, spektatorë, në mëshirën e tyre.

Do të bësh ndonjë punë? Duhet të shkosh tek “kalçeto“ e oligarkisë, e korrupsionit se vetëm aty jepen licensat, jepen lejet, autorizimet, aty merren tenderat, koncensionet, PPP.

Po nuk pate lidhje me “kalçeton” e oligarkëve, po s’pate lidhje me “kalçeton” e Edi Ramës, nuk ecet përpara. Dua t’jua them fare qartë se ne nuk kemi ndërmend të zëvendësojmë “kalçeton” e Edi Ramës me “kalçeton” e Lulzim Bashës. Unë e shikoj biznesin shqiptar si kapitenit e punës, që sjell teknologji të reja, që zhvillon.

Shteti është një e keqe e paevitueshme. Ta kthejmë në një të mirë. Zonja Edlira tha se na duhet një paketë të luftojmë piraterinë. Po ligjet janë dhe duken zbatuar.

Kemi sot “kalçeto” të privilegjuara dhe dhjetra biznese që mbyten nga çmimet e larta.

T’i japim fund sistemit të patronazhit. Se e ka ndarë ekonominë në dhjetë pjesë me një nga padron. Të rikthejmë konkurencën e ndershme.

Administrata shtetërore është e prirur gjithmonë nga abuzimi, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ndaj ne duhet të gjejmë nënyrën për ta kufizuar diskrecionin e tyre dhe kjo bëhet me ligje te qarta dhe rregula të qarta loje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco