Përgjegjësi morale për të mbrojtur punëtorët

Përgjegjësi morale për të mbrojtur punëtorët

16:14, 09/11/2019

Pas humbjes së jetës së një punonjësi në vendin e punës, ka reguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e cila ka kërkuar zbatimin e rregullave të sigurisë në punë. 

"Aksidenti tragjik tre ditë më parë në Milloshevë ku një person vdiq në vendin e punës, thekson rëndësinë e zbatimit të rregullave lidhur me sigurinë në punë", thuhet nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Sipas tyre shëndeti dhe siguria është vendimtare për çdo punonjës. Është detyrë dhe përgjegjësi morale e kompanive si dhe Inspektorati i Punës për të kërkuar mbrojtjen e punëtorëve. BE-ja e ka mbështetur Kosovën duke ndihmuar harmonizimit e legjislacionit kombëtar në fushën e kushteve të punës me legjislacionin e BE-së. Ajo ka ndihmuar gjithashtu ndërtimin e kapaciteteve të Inspektorati të Punës.

"Për fat të keq zbatimi i legjislacionit është shumë i varfër pasi numri i viktimave mbetet i lartë me 11 viktima këtë vit. Në këtë rast të veçantë, ngushllimet tona i zgjaten familjes së viktimës", thuhet nga zyra e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco