Taksa një vendim politik që po dëmton ekonominë e Serbisë dhe Kosovës

Taksa një vendim politik që po dëmton ekonominë e Serbisë dhe Kosovës

11:35, 09/11/2019

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajci, ka thënë se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është i ‘vdekur’ për shkak të vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat me origjinë serbe.

Në një intervistë për Tv pink ka thënë se rreth 150 dyqane do të mbyllen në katër komuna të Kosovës, si dhe disa farmaci e restorante, siç ka thënë ai në shenjë proteste.

 “Do të jetë një vazhdimësi e protestës për vendosjen e taksës për të vërtetuar pavlefshmërinë e një mase që në shekullin 21 ka ngritur barriera për tregtinë mes qytetarëve në hapësira të ndryshme”, ka thënë Ljajcic.

Sipas tij vendimi për taksën, nuk është një vendim i keq vetëm për ekonominë e Serbisë por edhe për atë të Kosovës.

Ljajic ka thënë se taksa nuk është vendosur për çështje ekonomike por për arsye politike, dhe sipas tij ka dërguar në bllokadën e dialogut politike për të cilin ai thotë se ka ‘vdekur’.

Në fund ka folur edhe për përfshirjen e SHBA’së në dialog dhe kërkesën për heqje të taksës, duke thënë se Ballkani Perëndimor nuk qëndron shumë lartë në prioritetet e fuqive të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco