Bizneset po përballen me barriera ligjore, s’ka zhvillim pa mbështetjen e sektorit privat

Bizneset po përballen me barriera ligjore, s’ka zhvillim pa mbështetjen e sektorit privat

08:26, 09/11/2019

Sektori privat në Kosovë vazhdon të ballafaqohet me probleme të mëdha në një ambient të pafavorshëm biznesor.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani, në një prononcim për Ekonomia Online thotë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të vendit pa zhvillimin e sektorit privat.

“Kosova është përcaktuar si një shoqëri që promovon ekonominë e  tregut te lirë dhe diçka e tillë është e vendosur edhe në kushtetutën e Kosovës dhe në bazë të kushtetutës Kosova ka për qëllim krijimin e një ekonomie të tregut të lirë në të cilën natyrisht sektori privat të konsiderohet dhe vlerësohet se duhet ta ketë rolin kryesor. Domosdoshmërish zhvillimi ekonomik i vendit tonë duhet ta ketë në përfshirje edhe vet zhvillimin e sektorit privat që është një prej shtyllave kyçe të zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë sonë”.

Ujkani shtoi se sa i përket sektorit privat ende nuk është arritur aftësia për konkurrueshmëri dhe për të qenë pjesë në tregun e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, bizneseve duhet t’u krijohet një mundësi në aspektin formal juridik për të qenë pjesë e tregjeve të mëdha.

“Duke marrë në përgjithësi nga sektorët mund të them që në shumicën e rasteve të sektorit privat ende nuk e ka mbërri atë aftësinë e konkurrueshmërisë për të qenë pjesë në tregun e Ballkanit Perëndimor por edhe më lartë. Por na duhet shumë ma tepër në atë çka është konkurrueshmërisë sepse bizneseve tona duhet tu lejohet dhe kanë të drejtë të jenë pjesë e tregjeve qoftë rajonale dhe përtej saj. Andaj bizneseve duhet t’u krijohet një mundësi në aspektin formal juridik për të qenë pjesë , por më shumë është e rëndësishme neve të kemi mundësi të konkurrojmë në një treg të tillë”.

Sipas Ujkanit, bizneset në Kosovë po ballafaqohen me barrierat ligjore të cilat po e pengojnë punën e të bërit biznes në Kosovë.

“Te ne është punuar shumë  pak në aspektin deklarativ për ta përmirësuar gjendjen e ambientit të bërit biznes në Kosovë, megjithatë unë gjykoj se nga koha që është kalu dhe investu për të përmirësuar klimën e investimeve e deri më sot këto përpjekje deri më sot lënë shumë për të dëshiruar dhe faktet vërtet neve kemi pas rënie të investimeve në vendit tonë nuk është që kemi pas rritje të tyre. Pastaj bizneset qofshin ata të huaj apo këta vendorë shpesh herë ballafaqohen me barriera si ato ligjore dhe administrative dhe të gjitha këto janë ato çka ende vazhdojnë ta pengojnë të bërit biznes në Kosovë. Në ketë drejtim duhet të bëhet më tepër dhe që vendi jonë të ofrojë garanci të barabarta të krijojë hapësira që është e lehtë për të operuar ne tregun tonë”, tha Ujkani për EO.

Sipas tij, mungesa e themelimit të Qeverisë po i shkakton një dëm të madh sektorit ekonomik në Kosovë.

“Mungesa e institucioneve shpeshherë krijon një vakum që është i pashmangshëm dhe që kërkon nevoja për të diskutuar. Unë gjykoj që mungesa e themelimit të Qeverisë mendoj për vendet si Kosova që ka nevojë për të pasur një mbështetje institucionale dhe për t’i prirë shumë zgjidhjeve andaj është një dëm shumë i madh që i ndodh sektorit ekonomik në Kosovë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco