Inxhinierët e KOSTT-it po përgatiten për grevë për shkak të pagave

Inxhinierët e KOSTT-it po përgatiten për grevë për shkak të pagave

14:53, 08/11/2019

Inxhinierët e ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës,
KOSTT-it po përgatiten për protesta para KOSTT-it për pagat që ia ka caktuar sipas dëshirës Ilir Shala pa bord, mëson
"Syri.net". 

Disa nga punonjësit po kërkojnë shkarkimin e kryeshefit të zgjedhur në mënyrë të paligshme vetëm nga tre anëtarët e bord dhe të cilin Inspektorati i Punës e ka shpallur se është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sepse në zgjedhjen e tij nuk ka pasur kourum.

Njëri nga inxhinierët ka nisur mëngjeisn e sotëm grevën e urisë e ai është Selatin Izmaku, 

Selatini , tha se ka nisur grevën për arsye të pabarazisë e diskriminimit që pretendon se po i bëhet në KOSTT. 

Sipas tij kategorizimi i pagave në Ligjin e Pagave, inxhinierëve nuk u është dhënë vendi i duhur.

Ai kërkon që kryeshefi ekzekutiv, Ilir Shala të shkarkohet dhe të shpallet i pavlefshëm kategorizimi që e ka bërë kompania dhe të themelohet komision profesional.

Nga ana tjetër  zyrtarë nga KOSTT-it nuk janë përgjigjur për "Syri.net". 

Lexo edhe:Anarki në KOSTT, asnjë anëtar i Bordit të Drejtorëve, kryeshefi i 'jashtëligjshëm'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco