Anarki në KOSTT, asnjë anëtar i Bordit të Drejtorëve, kryeshefi i 'jashtëligjshëm'

Anarki në KOSTT, asnjë anëtar i Bordit të Drejtorëve, kryeshefi i 'jashtëligjshëm'

11:02, 01/11/2019 Nga B.T

Që nga shtatori i vitit 2018 Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, ka mbetur pa gjashtë anëtarët e bordit.

Është shqetësuese të mos ketë asnjërin nga gjashtë antarët e Bordit të Drejtorëve e të cilët me konsituimin e kuvendit duhet të emërohen. 

Pos kryeshefit Ilir Shala, që thuhet se është zgjedhur në mënyrë të paligjshme vetëm nga tre anëtarët e bord dhe të cilin Inspektorati i Punës e ka shpallur se është zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme, sepse në zgjehdjen e tij nuk ka pasur kourum.

Po ashtu zyrtarë nga ky institucion thonë se kryeshefi po merr vendime të kundërligjshme dhe Qeveria e Kosovës po hesht.

Se KOSTT-i nuk ka asnjë antarë bordi të emëruar, kjo shihet edhe në faqen e KOSTT-it e cila është boshe apo pa anëtarë.

Në fund të gushtit  të vitit 2017 Bordi i Drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)  e kishte shkarkuar nga detyra kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje Mustafë Hasanin e i cili shkarkimit të tij e ka është drejtuar gjykatës.

Mustafë hasani, tha për "Syri.net", se  e ka fituar  rasin nga gjykatat dhe pret që të kthehet kryeshefi i KOSTT-it.

Sipas tij kryeshefi aktual ishte zgjedhur jashtëligjshëm nga Bordi i Drejtorëve nga tre anëtarë që i bie nuk ka pasur kourum sepse duhet të ishin 4 vota. 

"Se ai është zgjehdur në mënyrë të paligjshme e ka konfirmuar edhe INSpektoriai i Punës", tha Hasani.

"Syri.net", ka kërkuar takim me zyrtarë të KOSTT-it dhe ka dërguar pyetje lidhur me mungesën e gjashtë anëtarëve të bordit dhe funksionimit pa të KOSTT-it pa Bordin e Drejtorëve, por që edhe përkundër konfirimimit se do të kthejnë përgjigje, deri tash nuk ka noddhur një gjë e tillë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco