Politika bllokon gjykatën e tenderëve

Politika bllokon gjykatën e tenderëve

18:19, 19/01/2019

Edhe më tej Organi Shyrtues i Prokurimit, vazhdon të përballet me mungesën e numrit adekuat të antarëve të bordit e të cilët i emëron politika.

Që nga korriku i vitit 2017, dy nga pesë antarët e bordit vazhdojnë të mbetën të suspenduar, për shkak se ata ishin akuzuar nga organi i akuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bordi i OSHP-së, vazhdon të funksionoj vetëm me tre antarë dhe mungesa e dy të tjerëve po  sjell probleme, ngarkesa e mungesë efikasiteti në këtë institucion të shqyrtimit të ankesave të operatorëve ekonomik, mëson “SyriKosova” nga brenda gjykatës së tenderëve.

Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu, vazhdojnë të jenë të suspenduar, mirëpo marrin 50% të pagës bazë, e nëse shpallen të pafajshëm nga gjykata ata do të perfitojnë pagën e plotë për gjatë tërë kësaj periudhe të suspendimit edhe pse nuk kanë punuar.

Burime nga “SyriKosova” nga gjykata e tenderëve tregojnë se këtyre dy të akuzuarve mandati i punës aty iu skadon me 20 mars 2019.

OSHP-ja, gjatë tërë periudhës së funksionimit të saj, është përballur me probleme të kësaj natyre, ku vetëm jo ndaj udhëheqësve të saj, por edhe ndaj antarëve të bordit ka pasur aktakuza dhe supsendime.

Jo rrallë herë ky insititucion ka pasur vakum për shkak të mungesës së antarëve e të cilët duhet t’i emëroi politika, konkretisht Kuvendi i Kosovës./D.G.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco