Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se çmimet e bukës mund të rriten në javët e ardshme, si pasojë e një situate që përfshin Turqinë, Rusinë dhe NATO-n.
Sipas tij, rritja e çmimit të bukës do të ndikojë edhe tek ne tërthorazi, shkruan Syri.net Kosova
"Çmimet e drithërave janë rritur rreth 8% pasiqë Rusia vendosi mos me vazhdu eksportin e drithërave sipas marrëveshjes. Turqia e ka pas negociuar me Putinin këtë marrëveshje më herët. Por së fundmi Turqia si anëtat i NATO dhe për një interes të saj me BE, u pajtua ta lejoj Suedinë të bashkohet me NATO. Ky zgjerim i NATO mund ta ketë acaruar Rusinë dhe humbur ndikimin e Turqisë me Putinin", shkruan Muharremi.
Ai ka një thirrje për qeverinë.
"Qeveria nuk duhet ndoshta të shiqoj këto ngjarje sikur filmat e serialet në Netflix. Rezervat tona aktuake, tregu i drithërave, prodhimet vendore, burimet alternative të tregtisë dhe tregjeve.. këto dhe tjerat duhet të shiqohen që disponueshmëria dhe çmimet mos të na shkojnë në qiel", shkruan ai.
© SYRI.net