Anulimi i projektit në Lakrishtë, NPB-ja rrezikon t’i humbë milionat në Arbitrazh

Anulimi i projektit në Lakrishtë, NPB-ja rrezikon t’i humbë milionat në Arbitrazh

13:43, 08/06/2023

Kompania “Made Group Construction” e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Aksionarëve të NPB-së për anulimin e kontratës për projektin afaristo-banesor në Lakrishtë.

Dy aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) njoftuan sot se komisioni i aksionarëve nxori vendim për anulimin e projektit, i cili parashihej të ndërtohej bazuar në një kontratë të lidhur më 2021 mes NPB-së dhe kompanisë “Made Group Construction”.

Kompania, megjithatë, ka thënë se kontrata mund të anulohet vetëm përmes një akti noterial, ashtu siç ishte nënshkruar më 2021.

“Konsorciumi bënë me dije se kontrata e nënshkruar si akt noterial nuk mund të anulohet nga asnjë organ i brendshëm i NPB-së, pasi që këtë kompetencë e ka vetëm gjykata në Kosovë.  Në anën tjetër sa i përket shkëputjes ajo nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme përshkak se duhet ti nënshtrohet të njëjtës procedurë mbi të cilën është lidhur, pra duhet të bëhet me akt tjetër noterial”, ka thënë “Made Group Construction”.

Konsorciumi ekonomik, i cili ka kontratë për projektin afaristo-banesor me NPB-në, ka thënë se nëse kontrata shkëputet në mënyrë të njëanshme “duhet të paguhen penaltitë” nga ndërmarrja.

“Made Group Construction, nuk i është dorëzuar asnjë lloj presioni dhe as tendence për shantazh në lidhje me këtë projekt dhe as që do ti dorëzohet në të ardhmen. Ne kemi një kontratë në fuqi e cila kërkojmë që të zbatohet, apo në rast të dështimit të saj, të paguhen penaltitë e kontraktuara sipas marrëveshjes së palëve në këtë kontratë”, thuhet në komunikatën e konsorciumit.

Kompania Made Group Construction ka thënë se edhe pse kemi pasur mundësi që për pengesat e shkaktuara nga bordi i ri i ndërmarrjes lëndën ta dërgojmë në Tribunal të Arbitrazhit për kompensim të dëmit, “ne nuk e kemi bërë këtë, duke u munduar që me çdo kusht të implementojmë kontratën në fuqi si partner të vërtetë të Ndërmarrjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco