‘Skandal i vërtetë’: Kompania e naftës në Emirate arrin të lexojë emailet e Samitit të Klimës Cop28

‘Skandal i vërtetë’: Kompania e naftës në Emirate arrin të lexojë emailet e Samitit të Klimës Cop28

21:27, 07/06/2023

Presidenti i konferencës së OKB,  Sultan Al Jaber, është gjithashtu kreu i firmës së naftës, e cila u konsultua se si t'i përgjigjej një hetimi mediatik.

Kompania shtetërore e naftës e Emirateve të Bashkuara Arabe ka qenë në gjendje të lexojë emailet e zyrës së Samitit të Klimës Cop28 dhe është konsultuar se si t'i përgjigjet një hetimi mediatik, mundi të zbulojë Guardian.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të presin samitin e OKB-së për klimën në nëntor dhe presidenti i Cop28 është Sulltan Al Jaber, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i Kompanisë Kombëtare të Naftës Abu Dhabi (Adnoc). Zbulimet janë quajtur “eksploziv” dhe “skandal” nga ligjvënësit.

Zyra e Cop28 kishte pretenduar se sistemi i saj i postës elektronike ishte "i pavarur" dhe "i ndarë" nga ai i Adnoc. Por analiza teknike e ekspertëve tregoi se zyrai i ndau serverët e e-mailit me Adnoc. Pas pyetjeve të Guardian, zyra e Cop28 kaloi në një server tjetër të hënën.

Roli i dyfishtë i Al Jaber ka tërhequr kritika të forta, përfshirë edhe nga ish-shefja e OKB-së për Klimën, Christiana Figueres, e cila e quajti qasjen e tij "të rrezikshme".

Përgjigjet ndaj një emaili të Guardian në zyrën e Cop28 që kërkon reagim ndaj këtyre komenteve, të cilat nuk e përmendnin Adnoc, përmbanin tekstin "Klasifikim i Adnoc: i brendshëm".

Eurodeputetja franceze Manon Aubry tha: “Ky është një skandal absolut. Një kompani nafte dhe gazi ka gjetur rrugën e saj drejt qendrës së organizatës së ngarkuar me koordinimin e heqjes graduale të naftës dhe gazit. Është si të kesh një shumëkombëshe të duhanit, e cila mbikëqyr punën e brendshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.”

Aubry, e cila bashkëdrejtoi një letër të kohëve të fundit drejtuar OKB-së firmosur nga 133 politikanë të SHBA-së dhe BE-së që bënin thirrje për largimin e Al Jaber, tha: “Zyra e Cop28 ka humbur të gjithë kredibilitetin. Nëse ne kujdesemi më shumë për parandalimin e një fatkeqësie klimatike - sesa për mbrojtjen e fitimeve dhe ndikimit të kompanive të karburanteve fosile, ne duhet të reagojmë tani.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco