Ankandi i Parë Solar në Kosovë, këto janë diskutimet e para

Ankandi i Parë Solar në Kosovë, këto janë diskutimet e para

19:59, 25/05/2023

Në Konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MË e cila u mbajt sot, Ministria  e Ekonomisë me mbështetje nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka mbledhur ekspertët e akterët relevantë të sektorit në tri panele diskutimi në të cilat është shtjelluar roli dhe rëndësia e ankandit të parë solar të Kosovës.

Në panelin e parë të konferencës me temën “Zbatimi i Ankandit të Parë Solar në Kosovë” kanë diskutuar Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Kryesuesi i Bordit të Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë, Evetar Zeqiri si dhe Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska.

Sipas një statusi në Facebook të hedhur nga ana e kësaj ministrie në Facebook, thuhet se gjatë këtij paneli janë prezantuar ankandi i parë solar si dhe legjislacioni, strategjitë e projektet e reja në fushën e burimeve të ripertëritshme të cilat pritet të luajnë rol kiritk në rritjen e sigurisë së furnizimit, përballueshmërinë e çmimeve, e promovimin e konkurrencës.  Ndër të tjera, panelistët kanë shprehur përkushtimin e institucioneve të cilat përfaqësojnë e udhëheqin për të mbështetur mbarëvajtjen e suksesshme të skemës së parë konkurruese të Republikës së Kosovës e cila do të shërbejë si shembull edhe për skemat në vijim. 

Në panelin e dytë mbi “Financimin e Tranzicionit Energjetik të Kosovës” kanë diskutuar Alessandro Bianciardi, zëvendësshefi i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Sergiy Malichenko, Udhëheqësi i BERZH-it si dhe Visar Perani, Zyrtar Vendor në IFC. Panelistët kanë prezantuar informatat mbi mekanizmat për investime dhe financim të cilat i ofrojnë institucionet financiare ndërkombëtare të cilat ata i përfaqësojnë, sa i përket zhvillimit të projekteve të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kurse në panelin e fundit me temën “Zhvillimi i fuqisë punëtore përmes përfshirjes gjinore dhe rinore” kanë diskutuar Arijeta Pajaziti nga Asosacioni i Grave në Energji në Kosovë (AËESK), Visar Bejta, ish-praktikant i programit të praktikës “Energjia e Re” të USAID/ ESA, Antoneta Azemi, Këshilltare e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Majlinda Daci Ajvazi, Drejtoreshë e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri, si dhe Antare e Gratë në Energji dhe Miniera (ËEM).

Gjatë panelit u nda puna e iniciativat që janë duke u marrë nga institucionet e lartëcekura për të rritur barazinë në përfaqësim në sektorin e energjisë, për të rritur rrjedhimisht edhe dinamizmin e produktivitetin e sektorit..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco