Prodhuesit e fidaneve të perimeve nga Kosova në Itali, eksplorojnë botën e prodhimit

Prodhuesit e fidaneve të perimeve nga Kosova në Itali, eksplorojnë botën e prodhimit

14:15, 25/05/2023

Prodhuesit e fidaneve të perimeve nga Kosova po marrin pjesë në një vizitë studimore në Itali për të eksploruar botën e prodhimit të fidanëve dhe prodhuesve të pajisjeve bujqësore, përcjell Syri net Kosova.

Kjo po bëhet në kuadër të projektit të PPSE, e cila ka për qëllim modernizimin e fidanishteve me teknologji të fundit.

“Gjatë vizitës në njërin nga rajonet me sektorin e bujqësisë më të zhvilluar në vend, prodhuesit e fidaneve vizituan fidanishte të ndryshme moderne, shkëmbyen dije dhe ekspertizë dhe panë nga afër teknikat inovative të përdorura në prodhimin e kulturave të ndryshme. Zhvillimi i vazhdueshëm i fidanishteve dhe modernizimi i tyre për të ofruar kualitet dhe siguri të fidaneve, është prioritet i sektorit të ushqimit të projektit #PPSE”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Prodhuesit e fidaneve të perimeve nga Kosova po marrin pjesë në një vizitë studimore në Itali për të eksploruar botën e prodhimit të fidanëve dhe prodhuesve të pajisjeve bujqësore.

Gjatë vizitës në njërin nga rajonet me sektorin e bujqësisë më të zhvilluar në vend, prodhuesit e fidaneve vizituan fidanishte të ndryshme moderne, shkëmbyen dije dhe ekspertizë dhe panë nga afër teknikat inovative të përdorura në prodhimin e kulturave të ndryshme. Zhvillimi i vazhdueshëm i fidanishteve dhe modernizimi i tyre për të ofruar kualitet dhe siguri të fidaneve, është prioritet i sektorit të ushqimit të projektit #PPSE. Ky intervenim nga projekti ka qëllim të përmirësojë praktikat bujqësore dhe të promovojë bujqësinë e qëndrueshme.

Projekti PPSE po mbështetë modernizimin e fidanishteve në Kosovë përmes bashkëfinancimit në teknologji të fundit për prodhim të fidaneve dhe ofrimit të shërbimit të këshillimit për menaxhim të fidanishtes.

Kjo vizitë po i ndihmon prodhuesit e fidaneve të njihen me trendet e automatizimit të proceseve të sektorit, dhe me praktikat më të mira të menaxhimit të brendshëm të fidanishteve moderne. Projekti PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga #Sëisscontact dhe Instituti Riinvest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco