Gjermania në recesion, inflacioni tkurr ekonominë më të madhe të Evropës

Gjermania në recesion, inflacioni tkurr ekonominë më të madhe të Evropës

13:00, 25/05/2023

Inflacioni tkurr ekonominë më të madhe të Europës. Ekonomia më e madhe e Evropës u zhyt në recesion në 3 muajt e parë të vitit, sugjerojnë të dhënat e fundit të rritjes në Gjermani.

Analistët vlerësojnë se inflacioni i vazhdueshëm por edhe kufizimi i furnizimeve me gazin rus pas nisjes së luftës në Ukrainë, e shtynë drejt tkurrjes ekonominë më të qëndrueshme të bllokut.

Një rënie prej 0.3 për qind u regjistrua mes muajve janar dhe mars, që pasoi tkurrjen prej 0.5 për qind në 3 muajt e fundit të vitit.

Një vend vlerësohet të jetë në recesion kur ekonomia e tij pëson rënie për dy tre mujorë radhazi.

‘Nën peshën e inflacionit të madh, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr me vete të gjithë ekonominë e vendit,’ shprehet analisti Andreas Scheuerle.

Niveli i inflacionit ishte në 7.2 për qind në muajin prill, mbi mesataren e zonës euro, por nën vlerën 8.7 për qind që është në Britaninë e Madhe.

Çmimet më të larta të produkteve të tilla si ushqime dhe veshje kanë renduar tek familjaret. Edhe porositë industriale janë gjithashtu më të pakta, çka reflekton ndikimin e çmimeve më të larta të energjisë tek bizneset.

Agjencia federale e statistikave tha se rritja e vazhdueshme e çmimeve kishte vijuar të peshonte mbi ekonominë gjermane.

Ajo kishte parashikuara fillimisht zero rritje në tremujorin e parë të vitit. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco