Eksperti bën parashikimin e zymtë për euron, Danaj: Ja çfarë ndodh pas qershorit

Eksperti bën parashikimin e zymtë për euron, Danaj: Ja çfarë ndodh pas qershorit

21:44, 17/05/2023

Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj i ftuar në “Këndi i Pano” Sokos në Syri TV është shprehur se euro do të pësoj rënie drastike pas qershorit, në periudhën e fluksit të ardhjeve të turistëve.

Ai shpjegon se arsyeja që euro pësoi një ulje këto ditë ishte shkak zgjedhjeve, duke qënë se monedha e huaj ka qënë e shumtë në qarkullim.

“Shpjegimi që mund ti japim luhatjes së euros unë e lidh ngushtë me zgjedhjet. Ne patëm një qarkullim të shumtë të monëdhës së euros në treg, jashtë kanaleve ligjore të cilat bërën që me rritjen e sasisë së saj kërkesa nuk është se ndryshoi, bëri që çmimi të ulej. Nga ana tjetër patëm mbarimin e zgjedhjeve, kush i përdori eurot i përdori për fushatë i theu hjatë asaj periudhe dhe tashmë pas zgjedhjeve kjo sasi nuk po vazhdon më të injektohej dhe filloi të pakësohej në treg. Kjo filloi që euro të fillonte të fitonte 2-3 pikë përqindje.

Nga ana tjetër turizmi. Tregu vazhdon të absurbojë këtë shumë turistësh për këtë sasi monetare që po sjellin. Pas përfundimit të zgjedhjeve euro do filloj në normalitetin e saj deri nga data 20 qershor dhe të kthete në 114-115. Pastaj mendoj që do të ketë përsëri një zbritje  2-3 pikë përqindjeje sepse normalisht rritet fluksi i turistëve  dhe kjo do sjelli që ata do të shpenzojnë në monedhë të huaj më shumë  dhe do kemi p[ërsëri një sasi më të madhe të kësaj monedhe në treg. Pra euro duhet të ndjek cilkin normal të saj që të rikthehet më pas nga mesi i shtatorit përsëri në këto nivele 114-115 deri në 117 maksimumi. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco