'Viti 2024 parashihet si vit i zhvillimit ekonomik', ja kush po thotë

'Viti 2024 parashihet si vit i zhvillimit ekonomik', ja kush po thotë

22:21, 16/05/2023

Nënkryetarja e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës, Linda Shala, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në Kosovë prioritet të jetë ekonomia.

“Konsideroj që për vite të tëra nuk e kemi prioritizuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, kemi mbetur peng i politikës dhe bisedimeve me Serbinë dhe unë besoj se një Kosovë e fuqishme ekonomikisht mund të jetë e fuqishme edhe politikisht” tha Shala.

Shala tha se është evidente që kemi krizë ekonomike në Kosovë si pasojë e inflacionit, prandaj duhet të merren masa për tejkalimin e kësaj krize.

“Ne duhet ta forcojmë ekonominë, bizneset t’i rrisin pagat për ta luftuar inflacionin i cili na ka ndodhur dhe i cili është i importuar, sepse jemi ekonomi e hapur, e varur nga importi dhe shumë normale që ai inflacion na ka ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve globale” tha Shala.

Megjithatë Shala foli për dritë në fund të tunelit, ajo tha se viti i ardhshëm parashihet të jetë vit i zhvillimit ekonomik, prandaj Kosova duhet të reagojë për ta zënë hapin.

“Krejt analistët e ekonomisë në Evropë dhe Amerikë po e parashohin vitin 2024 si vit të zhvillimit ekonomik dhe këtu është momenti kur duhet të reagojmë, kur qeveria duhet të reagoj dhe të bëhemi gati që maksimalisht të përfitojmë nga ky zhvillim ekonomik, ne jemi shumë të vegjël, duhet të përfitojmë maksimalisht, me rritje 3.3, 4, 5.3 nuk mund të ndikojmë në mirëqenien e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë,” tha Shala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco