Franca ndan dy miliardë euro për t’i reduktuar taksat për qytetarët

Franca ndan dy miliardë euro për t’i reduktuar taksat për qytetarët

14:51, 16/05/2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se qeveria franceze do të ndajë dy miliardë euro në mënyrë që të shkurtohen taksat për një kategori të qytetarëve

“I kam kërkuar qeverisë që të vjen me propozime, për dy miliardë euro, të cilat do të fokusohen për shtresën e mesme”, ka thënë Macron në intervistë për TF1.

Sipas tij, ato dy miliardë euro do të jenë pjesë e planit të buxhetit deri më 2027, por që nuk do të referohet te reduktimi I shërbimeve komunale apo kontributeve.

“Kam kërkuar nga qeveria që të punojë për këtë, por nuk dua të mbyllet dora këtu sepse ka gjëra të zgjuara për të bërë për shërbimet komunale që paguani dhe kontributet që paguani aty ku punoni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco