Kosova shënon rritje të të hyrave tatimore, vlerësohet nga BE

Kosova shënon rritje të të hyrave tatimore, vlerësohet nga BE

11:48, 16/05/2023

Në Bruksel nuk po shkohet vetëm për të dialoguar me Serbinë.

Momentalisht në kryeqytetin evropian është duke qëndruar edhe ministri i kuletës së shtetit, Hekuran Murati - shkruan Syri Kosova

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një sukses në lidhje me të hyrat e vendit tonë që vijnë për shkak të rritjes së tatimit.

Murati ka njoftuar se në Bruksel miratuan konkluzionet e përbashkëta në kuadër të takimeve të rregullta të dialogut për ekonomi e financa me BE-në.

Gjithashtu ka nënvizuar edhe vlerësimet e BE-së që kanë dhënë në lidhje me të rritjen e të hyrave tatimore si rezultat i luftimit të informnalitetit.

“Sot në Bruksel miratuam konkluzat e përbashkëta në kuadër të takimeve të rregullta të dialogut për ekonomi e financa me BE-në.

Për Kosovën, ndër tjera është vlerësuar rritja e të hyrave tatimore si rezultat i luftimit të informalitetit, dhe progresi i bërë në thjeshtësim e digjitalizim të ambientit të të bërit biznes”, shkruan ministri Murati – raporton Syri.net Kosova .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco