Lira turke pëson rënie rekorde

Lira turke pëson rënie rekorde

10:36, 16/05/2023

Investitorët janë duke e pritur me nervozizëm rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi pas votimit edhe në balotazh më 28 maj.

Stoqet shënuan rënie gjatë së hënës që bën që vlera e monedhës turke të pësojë rënie rekorde në krahasim me dollarin amerikan.

Indeksi standard BIST-100 i Turqisë u ul me 6.4 përqind pas zgjedhjeve të së dielës në të cilat presidenti Recep Tayyip Erdogan performoi më mirë se sa sugjeruan sondazhet duke mbledhur rreth 49.5 përqind të votave ndaj 44.9 përqind të opozitës.

Lira turke ra me 0.5 përqind për të qëndruar në 19.70 kundrejt dollarit amerikan, nivel rekord i ulët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco