Potenciali prodhues i Kosovës, paraqitet para biznesmenëve italianë

Potenciali prodhues i Kosovës, paraqitet para biznesmenëve italianë

20:33, 12/05/2023

Potenciali i Kosovës në shumë sektorë prodhues si dhe në zhvillimin informativ, sot u paraqitën para investitorëve të mundshëm italianë.

Liza Gashi, zëvendësministre e jashtme e Kosovës, tha se një takim i tillë mes Kosovës dhe Italisë me përfaqësues të shoqatave dhe bizneseve prodhuese dhe ndërmarrësve kosovarë dhe italianë, është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës. Informata mbi potencialin e Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Itali shprehën edhe përfaqësuesit e shtetit Italian. Ata garantuan që Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e zhvillimit ekonomik. Ky organizim i paraprin forumit ekonomik Kosovë-Itali që pritet të mbahet gjatë këtij viti në Kosovë.

Potenciali i Kosovës në shumë sektorë prodhues si dhe në zhvillimin informativ, sot u paraqitën para investitorëve të mundshëm italianë.

Liza Gashi, zëvendësministre e jashtme e Kosovës, tha se një takim i tillë mes Kosovës dhe Italisë me përfaqësues të shoqatave dhe bizneseve prodhuese dhe ndërmarrësve kosovarë dhe italianë, është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Prezenca jonë këtu është për tu ofruar përfaqësuesve të korporatave italiane informacion me të freskët për Kosovën mbi progresin e Kosovës dhe informacion mbi sektorët prioritarë që janë në Kosove”, tha Gazhi.

Informata mbi potencialin e Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit Kosovë-Itali shprehën edhe përfaqësuesit e shtetit Italian.

Ata garantuan që Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sferën e zhvillimit ekonomik.

“Në Kosovë ICT është tepër e zhvilluar dhe është në gjendje të japë shërbime cilësore të përparuara, prandaj ka një hapësirë shumë domethënëse bashkëpunimi i sipërmarrësve kosovarë dhe italianë”, tha Maria Tripodi, nënsekretare e shteti - zëvendës ministre e punëve te Jashtme dhe Korporatave Internacionale te Italisë.

“Italia është gjithmonë pro Kosovës dhe bashkëpunimeve të saj me institucionet demokratike për të promovuar paqe, stabilitet dhe zhvillim”, tha Roberto Lugano Drejtor gjeneral i Agjencisë Tregtare të Italisë.

Ky organizim i paraprin forumit ekonomik Kosovë-Itali që pritet të mbahet gjatë këtij viti në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco