Arritjet dhe ngecjet e Qeverisë Kurti në optikën e ekonomistit

Arritjet dhe ngecjet e Qeverisë Kurti në optikën e ekonomistit

19:06, 12/05/2023

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka thënë se mes disa arritjeve të evidentuara, kjo qeveri po ngec në realizimin në nivelin e duhur të investimeve kapitale.

Ai ka vlerësuar qeverinë aktuale për disa aspekte, për dallim nga qeveritë e kaluara, shkruan Syri.net Kosova

“Vlerësimet për Qeverinë Kurti, në aspektin ekonomik në disa aspekte ka avancime, ndërsa në disa duhet të veprohet më shpejt dhe më fuqishëm. Si sukses kisha theksuar në aspektin ekonomik që nga qeveritë e kaluara nuk e kanë realizuar është miratimi i Ligjit të Pagave për Shërbyesit Civilë, si dhe sukses tjetër kisha me theksuar miratimin e Ligjit për artikuj bazikë, por fatkeqësisht është në Gjykatën Kushtetuese”.

Bellaqa, po ashtu, ka përmendur edhe mossukseset, krahas të arriturave, të kësaj qeverie në aspektin ekonomik.

“Por, si mossukses kisha me theksu mosrealizimin në nivelin e duhur të investimeve kapitale por kjo ka ndodhur edhe nga qeveritë e kaluar por nga kjo aktuale sepse kjo e ka fuqinë politike përkatësisht i ka numrat në Kuvend. Por, duhet theksuar se një sukses duhet të ceket edhe subvencionimi i energjisë elektrike, për ekonomitë familjare dhe bizneset dhe amvisëritë është veprim ekonomik që duhet të vlerësohet dhe ka ndikuar pozitivisht si në jetën ekonomike të familjeve dhe të bizneset, por sugjerimi im është se duhet te ndryshohen politikat fiskale, si dhe politikat kreditore- monetare, si dhe nënsistemet e këtyre politikave si politika e çmimeve, politika ndaj inflacionit, politika e krijimit të vlerës së shtuar të produkteve dhe shërbimeve vendore”, ka thënë ai për Syri net Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco