BQK-ja angazhohet në zgjidhjen e problemeve bankare të gazetarëve afganë

BQK-ja angazhohet në zgjidhjen e problemeve bankare të gazetarëve afganë

17:25, 12/05/2023

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu ka takuar përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe të Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar rreth refuzimit të disa bankave komerciale për të hapur llogari për gazetarët e Afganistanit, të cilët janë strehuar në vendin tonë bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës për strehimin e tyre, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo'.

Kryeziu ka thënë se kjo praktikë është e padrejtë sidomos në këtë rast kur ka të bëjë me çështje humanitare, derisa ka thënë se BQK-ja do t’i ndërmarrë menjëherë veprimet për të zgjidhur këtë problematikë të krijuar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AGK-së kanë BQK-në për zgjidhjen e kësaj situate, ndërsa dyja palët, shprehën gatishmërinë që dy institucionet të rrisin edhe më tutje bashkëpunimin.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se kjo problematikë do të zgjidhet gjatë javës së ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco