Kryetari i Istogut riboton librin për babanë e ti, tenderi hapet dhe mbyllet për tri ditë

Kryetari i Istogut riboton librin për babanë e ti, tenderi hapet dhe mbyllet për tri ditë

07:40, 10/05/2023

Komuna e Istogut që udhëhiqet nga Ilir Ferati, ka shpallur tender për ribotimin e një libri që i kushtohet babait të tij të ndjerë, ish-kryetarit të kësaj komune Fadil Ferati. 

Ribotimi i librit “E kujtojmë Fadil Feratin”, do t’i kushtojë taksapaguesve të Istogut 998 euro.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, do të botohen 200 ekzemplarë të këtij libri.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 999 euro, ndërsa e ka fituar operatori për çmimin 998 euro.

Ky tender është dhënë me procedurë të përshpejtuar. Sipas të dhënave të tenderit, data e inicimit ka qenë më 2 maj, hapja e tenderëve është bërë më 4 maj, kurse nënshkrimi i kontratës është bërë vetëm një ditë më pas, më 5 maj.

Për ribotimit e librit “E kujtojmë Fadil Feratin” ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është zgjedhur fituese. Bëhet fjalë për fituesin me emër Nezir Prokshi B.I
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco