Ulqini fton kosovarët t'i kalojnë pushimet në bregdetin malazez

Ulqini fton kosovarët t'i kalojnë pushimet në bregdetin malazez

20:08, 26/04/2023

Edhe përkundër reshjeve jo të pakta të shiut, jo vetëm zyrtarët  e bizneset e Komunës së Ulqini, por edhe ata nga organizata turistike dhe nga Qeveria e Malit të Zi kanë ardhur në Kosovë për të ftuar kosovarët për pushime atje.

Qazim Hoxhiq, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se Ulqini ofron atraksione të llojllojshme për turistët.

Ai tregoi se afër 60 mijë turistë nga Kosova e kanë vizituar Ulqinin gjatë vitit 2022.

Derisa ai shpreson se ky numër sivjet do jetë edhe më madh.

Ai tregoi edhe për aktivitetet e shumta që do të nbahen sivjet.

Drejtori i OTU-së shtoi se turizmi është jetik për Ulqinin, është një industri që krijon vende të shumta të punës. E promovon trashëgiminë e Ulqinit dhe mjedisin. Ulqinin e vizitojnë shumë turistë, më të afërt janë pushuesit nga Kosova me të cilët ndajmë gjuhën, etninë. 

"Vitin e kaluar, kanë qenë 58 mijë turistë nga Kosova dhe që kanë realizuar rreth 300 mijë fjetje”, theksoi Hoxhiq.
Ai ka falënderuar kosovarët për frekuentimin dhe vizitat qe i bëjnë ne Ulqin.
Omer Bajraktari, kryetar i Komunës së Uliqnit tha serëndësia e lidhjes mes shqiptarëve nga të dy vendet është e madhe.

Ai sivjet pret një sezon rekord, derisa zhvillimi i Ulqinit nuk ka më alternativë. Deri në vitin 2020, këso investimi nuk kemi parë. Ulqini pret një sezon rekord. Është më i përgatitur se kurrë.
Kryetari Bajraktari ka thënë se brenda dhjete muajsh ka ardhur ne Kosove mese dhjete here, qe dëshmon për lidhjet e afërta dhe bashkëpunimin e ngushte ndërqytetar dhe ndërshtetëror.

Ndërsa dekada e ardhshme do te jete e Ulqinit për shkak te zhvillimit dhe investimeve te mëdha qe po bëhen.
Ulqini është mëso i përgatitur për këtë sezone turistike me numër rekord vizitorësh.
Sekretari i shtetit në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm, Armend Milla, u shpreh i bindur që turistët e Kosovës do të vazhdojnë të vizitojnë Ulqinin, përkundër liberalizimit të vizave.

“Shteti i Malit të Zi në rastet më të vështira për Kosovën ka qenë aty. Nuk ka çka e ndërron marrëdhënien e Malit të Zi me Kosovën. Kam një porosi edhe për bashkatdhetarët që vijnë e presin, mos të nervozohen, mos të humbin kurajon.
Ndërsa Armend Milla ka thënë se shteti i Malit te Zi është shtet mik i Kosovës dhe ka uruar kosovaret për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës ne Këshillin e Evropës.

“Nuk ke qenë në deti pa shkua në Ulqin” ka thëne Milla, i cili shtuar se secili kosovare dhe mërgimtarë është i mirëpritur ne Ulqin.

Ljiljana Cukic, nga Organizata Turistike e Malit të Zi ka ftuar kosovaret te zbulojnë bukuritë e pazbuluara te Malit te Zi.

Për këtë vit çmimet nuk do te jene me te shtrenjta se sa vitin e kaluar.
Cukic ka thënë se ne tere Malin e Zi vitin e kaluar kane qene mbi 100 000 kosovarë, dhe te gjithë janë te mirëseardhur.

Edhe Ali Ruselbegu kishte ardhur nga Ulqini për ta promovuar para kosovarëve ofertën e apartamenteve tij.
Apartament Eneida shtrihet në një breg shkëmbor pas Kalas së Ulqinit, ku përbëhet nga terasa të bollshme me dy nivele të bollshme me kuverta dielli dhe parazolë.

Rrethohet nga një kopsht i gjelbër me bimë mesdhetare dhe ndriçohet natën, kështu që krijon një atmosferë veçanërisht romantike.

Apartamentet Eneida dikur ishin të qytetarëve të pasur të Ulqinit. Sot këto shtëpi janë komplet të rinovuara dhe përshtaten për tu përdorur si banesa luksoze, të rregulluara në zonën ekzistuese të Limanit, duke ju ofruar shërbim të plotë turistik.

Ali Ruselbegu, tregon se kanë kapacitete për akomodimin e 60 deri 70 personave tek apartament Eneida.  
Derisa tregoi se çmimet janë të arsyeshme.

Ai pret një sezonë të mirë turistike, ku numri më i madh i mysafirëve do të jenë nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco