ASK: U prodhua më pak energji e thëngjill, u rrit importi edhe pse kishte më pak konsum

ASK: U prodhua më pak energji e thëngjill, u rrit importi edhe pse kishte më pak konsum

18:22, 26/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, për muajin shkurt të vitit 2023.

Krahasuar me muajin e njëjte të vitit paraprak, prodhimi bruto i energjisë nga termocentralet ka shënuar rënie për 11.44 për qind. Ulje ka shënuar edhe eksporti i energjisë për 21.41 për qind, derisa importi është rritur për 10.76 për qind, edhe pse konsumi ishte me i vogël.

“Gjatë muajit Shkurt të vitit 2023 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 713.21 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh apo -1.4 % më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%

Ndërkaq, Importi i energjisë elektrike në Shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh. ( këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e ASK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco