Ministri Peci premton përkrahje për fermerët dhe shtim të buxhetit për grante e subvencione

Ministri Peci premton përkrahje për fermerët dhe shtim të buxhetit për grante e subvencione

14:09, 26/04/2023

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike e cila u mbajt në Prishtinë, me ç’rast premtoi më shumë përkrahje për fermerët që merren me bujqësi organike, si dhe premtoi shtim të buxhetit për grante e subvencione.

Peci e ka konsideruar bujqësinë si degë të rëndësishme e ekonomisë vendëse teksa tha se bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm në Kosovë.

“Bujqësia është një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë kosovare dhe potencial për zhvillim të hovshëm dhe në kuadër të kësaj, bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm. Hartimi i politikave të mira janë në përgjegjësi e ministrisë, kur përcillet me angazhimin e fermerëve të devotshëm, të gjitha këto së bashku shndërrohen në energji të fuqishme e cila na garanton produkte cilësore e të shëndetshme për kosovarët. Ne në vazhdimësi analizojmë trendet e politikave të legjislacionit dhe programit që e kemi, si për subvencione apo pagesa direkte dhe programin për grante dhe në kuadër të kësaj që në vitin 2022 kanë pasur tretman të konsiderueshëm, ndërsa në vitin 2023 do të jetë më i përkrahur dhe njëra prej masave që i kemi ndërmarrë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte është se e kemi veçuar çdo prodhimtari ose produkt organik duke iu ofruar 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur”, tha ministri Peci.

Ai gjithashtu tha se në kuadër të granteve kanë qenë në dispozicion 1.2 milionë euro dhe besoj që në kuadër të vitit 2023-2024, kjo shifër monetare do të shkojë drejt rritjes.

Nga ana e tij, kryetari i shoqatës Organika, Fatmir Krasniqi, ka vlerësuar organizatat ndërkombëtare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Shoqata Organika mund t’u them se takimet e para nëpër Evropë, po mos të ishin organizatat ndërkombëtare nuk do të ishim këtu. Synimi ynë kryesor ka qenë që nëpër vendet evropiane ta ngrisim zërin dhe sot jemi prezentë në shumë shtete”, tha Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco