Shënohet rritje e çmimeve të disa produkteve ushqimore

Shënohet rritje e çmimeve të disa produkteve ushqimore

16:49, 25/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport që tregon ngritjet dhe uljet e çmimeve brenda datave 20 dhe 24 prill, shkruan Syri Kosova

Në këtë pasqyrë vërehet një ngritje specifike e produkteve bazë si: çaji, kafeja, mishrat, djathi e detergjentet.

ASK bën të ditur se çaji ka shënuar rritje të çmimit nga 9.09 në 9.42, kafeja nga 6.00 në 6.53, djathi nga 6.52 në 6.86, ndërsa mishi i pulës nga 7.29 në 7.46.

Ndërsa produktet si: buka, qumështi, jogurti, vezët, vaji, benzina nuk kanë pësuar rritje fare, ka edhe produkte të cilat kanë shënuar rënie prej disa centësh në çmim. Të tilla janë makaronat e detergjentët për rroba.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco