ASK publikon numrin e përfituesve nga skemat pensionale për muajin mars

ASK publikon numrin e përfituesve nga skemat pensionale për muajin mars

17:20, 24/04/2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin mars të këtij viti, me anë të së cilave ka bërë të ditur numrin e përfituesve nga disa skema të pensioneve.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, thuhet se gjatë muajit mars 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,948 familje me gjithsej 86,945 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3,088 familje.

“Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 137,103 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 44,339 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36,826 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17,966 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,027 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3,195 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2,693 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,760 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1,628 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1,289 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 716 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 56 përfitues”, thuhet më tej në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, gjatë muajit mars të këtij viti, raportohet të jetë braktisur një fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco