AKP ofron me qira 214 prona shoqërore në 5 rajone të Kosovës

AKP ofron me qira 214 prona shoqërore në 5 rajone të Kosovës

17:06, 20/04/2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 214 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës. 

Në rajonin e Prishtinës ofrohen për qiradhënie 20 asete, në rajonin e Pejës 91 asete, në rajonin e Prizrenit 75 prona shoqërore, në rajonin e Gjilanit 12 asete dhe 15 asete bujqësore dhe komerciale lëshohen me qira në rajonin e Mitrovicës.

Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 04.05.2023 në zyrat rajonale respektive të AKP-së:

Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për asetin e NSh “Metaliku”, Objekti depo e prodhimeve të gatshme-fabrika e telit, që gjendet në Rr. Gjergj Karaqi p.n Gjakovë, me sipërfaqe 2,526m2, dorëzimi dhe hapja e ofertave do të bëhet në Zyrën Qendrore të AKP-së.

Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur me qira nga AKP, pasi që ofrohen për shfrytëzim asete atraktive, duke filluar nga toka, depo, hapësira për zyre, dyqane, objekte administrative etj.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi. Gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrat Rajonale respektive, ashtu siç është e cekur në shpallje.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës.

Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrat Rajonale respektive siç është e cekur në shpallje, apo të shkarkohet nga ueb-faqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco