Tesla përfshihet në një tjetër aksident fatal, tërhiqen mijëra automjete nga qarkullimi

Tesla përfshihet në një tjetër aksident fatal, tërhiqen mijëra automjete nga qarkullimi

15:34, 18/04/2023

Tesla është përfshirë sërish në një aksident të rëndë, këtë herë në Kaliforni, ku një defekt në sistemin autonom të asistencës në drejtimin e mjetit, i mori jetën shoferit në vendin e ngjarjes.

Ndërsa kompania ka nisur hetimet për rastin përkatës, shumë prototipe të modelit S të Teslës u tërhoqën nga tregu, deri në përfundimin e tyre.

U deklarua se aksidenti me një kamion zjarrfikës dhe një Tesla të modelit 2014 në rajonin Contra Costa të Kalifornisë ishte aksidenti i 17-të fatal i këtij modeli elektrik, si pasojë e të cilit, një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërsa NHTSA ka hapur më shumë se 36 hetime për Tesla që nga viti 2016, dyshohet se sistemi autonom i drejtimit është përdorur në 20 prej këtyre aksidenteve.

Pas incidentit, Tesla tërhoqi më shumë se 362.000 automjete në Shtetet e Bashkuara për të përditësuar funksionin e saj të drejtimit plotësisht autonom.

Në Uashington, zyrtarët po diskutojnë për shtrëngimin e rregullave për automjetet dhe teknologjitë autonome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco