Analisti: Kemi pasë një rritje të ulët ekonomike, karshi një shkalle të lartë të inflacionit

Analisti: Kemi pasë një rritje të ulët ekonomike, karshi një shkalle të lartë të inflacionit

17:49, 31/03/2023

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar rritjen ekonomike për vitin e kaluar, përcjell Syri.net Kosova

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova ka pasë një rritje të ulët ekonomike karshi një shkalle të lartë të inflacionit

“Gjatë vitit 2022 kemi pasur nje rritje të bruto produktit vendor prej 3.3% por një inflacioni prej 11.6%. Kemi pasur një rritje të ultë ekonomike karshi një shkalle të lartë të inflacionit. Familjet dhe bizneset kosovare kanë ndier barrën më së shumti. Ndryshe quhet Stagflation apo stagnim ekonomik si pasoje e rritjes asimetrike të inflacionit krahasuar me vlerën e shtuar të ekonomisë. Dikush kishte me thanë që rritja është -8.3% por rritja e BPV dhe Inflacioni janë dy koncepte të ndryshme”, ka shkruar ai, duke përmendur problemet tjera ekonomike.

“Problemet më kritike mbeten deficiti kronik tregtar në mallra prej €4.72 Miliardë (rreth 50% e GDP!!) dhe dalja e mbi 40,000 personave nga tregu i punës apo migrimi ekonomik në Europë. Për t'i adresuar këto sfida e ndalur këtë trend nevojiten politika të mirëfillta socio-ekonomike dhe investime multiprogramore në zhvillimin e sektorit privat dhe tregun e punës”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco