Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim

Gastronomia dhe hoteleria paguajnë 117.08 % më shumë tatim

14:34, 29/03/2023

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se monitorimi i fokusuar i hotelerisë/gastronomisë dhe funksioneve që lidhen me to, si këngëtarëve, stilistëve etj., ka dhënë rezultatet e veta në trajtimin e sektorëve të lartcekur, të cilët në sistemin e ATK-së kanë paraqitur nivel të konsiderueshëm të riskut.

“Thirrjet e shpeshta nga ATK për të përmbushur detyrimet dhe puna në teren, kanë rezultuar që statistikat nga ky sektor të jetë në një nivel të kënaqshëm, duke filluar nga qarkullimi i deklaruar me 24.24% ose 64 milion euro, pagesa 117.08% ose 10 milionë euro dhe numri punëtorëve 14.45% ose 2,820 punëtorë më shumë se viti i kaluar. Pastaj, duke vazhduar me gjetjet nga tereni, si qarkullimi shtesë nga vizitat me dallim enorm prej 321.95% më shumë se vitin e kaluar”, thuhet një njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës shton se vazhdon me kërkesën për tatimpaguesit, që të përmbushin obligimet e tyre tatimore, si një e mirë e gjithëmbarshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco