Asnjë kompani nuk interesohet për servisimin e veturave të Presidencës

Asnjë kompani nuk interesohet për servisimin e veturave të Presidencës

14:18, 28/03/2023

Veturat e Presidencës së Kosovës kanë mbetur pa servisim. Tenderi për këtë punë është anuluar, pasi asnjë kompani nuk është interesuar për veturat e Vjosa Osmanit. Për servisimin e këtyre veturave ishin ndarë 35 mijë euro.

Asnjë kompani nuk ka pranuar ta bëjë servisimin e veturave të Presidencës së Kosovës.

Për këtë shkak ka dështuar tenderi që ishte shpallur nga zyra e Vjosa Osmanit, në vlerë prej 35 mijë eurove.

Dështimin e tenderit e ka pranuar edhe vetë Presidenca, duke treguar se numri i kompanive që kanë aplikuar ishte zero.

Data e vendimit mbi anulimin e procedurës 22.03.2023. Numri i tenderëve të pranuar 0. Arsyeja e anulimit të procedurës së prokurimit publik: Pas hapjes së tenderëve; Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit. Vlera e këtij tenderi ishte 35,000.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Sipas dosjes së tenderit, Presidenca kishte planifikuar t’i dërgonte në servisim disa vetura të llojeve të ndryshme.

“Toyota Landcruiser 2005 (3.0 CC, 1Z-003-01. Toyota landcruiser 2005 (3.0 CC) 1Z-012-01. Toyota Prado 2004 (3.0 CC) 1Z-105-01. VV Multivan 2005 2.5 CC), 1Z-016-01. Toyota Landcruiser (Armoured) 2009 (4.5 CC), 1Z-122-01. Toyota Landcruiser Armoured) 2008 (4.5 CC), 1Z-121-01”.

Presidenca, po ashtu, kishte treguar se cilat kushte duhet t’i plotësonte kompania që do të merrte tenderin për servisimin e veturave.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri) vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë, servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve. Operatori ekonomik duhet të ketë personel (kuadro) të profesionalizuar për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve. Automekanikë –  minimum 3 persona .Autoelektricist –  minimum 1   . Llamarinist    –  minimum 1. Personel tjetër ndihmës për shërbimet tjera- minimum. Stafi (personeli ) i kërkuar duhet të ketë përvojë pune të njëjtë së paku 3 vjet”.

Po ashtu ishte treguar se Operatorët Ekonomikë duhet t’i kenë në dispozicion pajisjet specifike.

“Vinça hidraulik për ngritjen e automjeteve – minimum  dy (2)  vinça. Pajisje speciale për diagnostifikim të defekteve të automjeteve – minimum 1 (një) copë. Automjet për bartjen (tërheqjen e automjeteve ne rast defekti në rrugë) – minimum 1 (një) copë . Autorizim (licencë) nga prodhuesi dhe personel (kuadro)  të profesionalizuar për mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve që posedojmë ose nga ndonje nënkonraktues i autorizuar, me pjese orgjinale qe kanë garancion nga prodhuesi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco