Kriza nuk ua le shejë mërgimtarëve, 1.2 miliardë euro gjatë vitit 2022

Kriza nuk ua le shejë mërgimtarëve, 1.2 miliardë euro gjatë vitit 2022

15:06, 27/03/2023

Kriza ekonomike botërore nuk ka ndikuar negativisht në dërgesat e diasporës në Kosovë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se jo vetëm që nuk ka rënie, por vërehet një rritjet e lehtë gjatë vititt të kaluar, krahasuar me një viti më herët, shkruan Syri.net Kosova.

Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021.

Sipas statistikave të BQK-së, Gjemania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%). Pas Gjermanisë, renditet Zvicra.

Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë).

Rritja e remitencave ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte, ku dominojnë investimet në sektorin e patundshmërisë.

Diaspora mbetet një burim i fortë financiar për familjet dhe ekonominë e Kosovës.

Instituti GAP ka publikuar krahasimet e të dhënave që nga vitit 2012, kur diaspora ka dërguar në Kosovë miliarda euro.

May be an image of text that says '1,250 Remitencat në Kosovë 2012-2022 1,000 ..gap. 1,222.8€ 750 980€ 852€ 59% remitencave nëKosvë 2022 ishin nga Gjer mania dhe Zvicra* 573€ 622€ 516€ 41% Tjera Gjerman ia 1,222.8 milionë euro remitenca Kosove në 2022 40% 2012 2014 19% Zvicra 2022 *Mesatarja nënave Dërgesat sipas kanaleve 00% 2012-2022 Bankat +69.4 milionë euro mẽ shumë remitenca në Kosovë në 2022 se në 2021 Agjencitépertransfertémjeteve nsfer Tjera Bui:Q BQK Rritje prej 6% remitencave nga 2021 në 2022'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco