Kurtishaj nga Tetova: Turizmi, shtyllë e rëndësishme për zhvillim kombëtar

Kurtishaj nga Tetova: Turizmi, shtyllë e rëndësishme për zhvillim kombëtar

17:26, 22/03/2023

Kryetarët e disa komunave të Kosovës, përfshirë edhe nga Lugina, shoqata, nën organizimin e Ambasadorit të Shqipërisë, në Kosovë Qemal Minxhozi kanë vizituar Tetovën, me ç’rast janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Bilall Kasami.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se kjo është një vizitë shumë me rëndësi për zhvillimin e turizmit mbarëshqiptar dhe një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin mes komunave shqiptare.

“Tetova ka potenciale për të zhvilluar turizmin, Arabati Baba Teqeja dhe Xhamia e Larme (xhamia e Pashës) vizitohen nga mijëra vizitorë të rajonit dhe botës. Tetova ka bukuri të rralla të cilat mund të jenë një mundësi e mirë për të pasur turistë. Njëra ndër pikat e veçanta është Kodra e Diellit në Tetovë, e cila mbledh turistë nga e gjithë bota”, tha Kurtishaj.

Ai vlerësoi se  trevat shqiptare kanë mundësi të rrisin bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e turizmit, që sot është një mundësie  madhe e zhvillimit dhe punësimit.

“Sot në bregdetin e Shqipërisë, kosovarët, shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Lugina, shkojmë çdo vit, jemi ndër shtetet që prijmë në përqindje për vizita. Po Shqipëria ka edhe pjesë tjera që janë të bukura, si është edhe Pogradeci. Ne sot me këtë delegacion do të vizitojmë këtë qytet të bukur, vlen të ceket se Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli ka bërë një punë të mirë të zhvillim të turizmit”, theksoi kreu i Shoqatës së Turizmit të Kosovës në OEK, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj kërkoi që të ketë lehtësime edhe për kalim të kufirit mes shteteve. “Një mundësi e mirë është edhe Marrëveshja për lirinë e Lëvizjes në Ballkanin Perëndimor, e cila u nënshkruar në Berlin. Do të ishte e mirë që shtetet sa më shpejt të miratojnë këto marrëveshje, nga e cila do të jenë përfitues turistët nga Ballkani, Evropa e më e gjerë”, tha ai.

Ndryshe në këto takime, po marrin pjesë: Kryetarët e Komunave, të Suharekës, Gjakovës, Rahovecit, Shtimes, Kamenicës, Klinës,  Junikut etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco