Gërxhaliu: Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësues,Trusti pa Bord dhe BQK-ja pa guvernator!

Gërxhaliu: Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësues,Trusti pa Bord dhe BQK-ja pa guvernator!

17:21, 20/03/2023

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se në këtë kohë janë disa probleme të cilat mund të rëndojnë shumë sektorin financiar në vend.

Ai tha se kreditë konsumuese në Kosovë në rritje, inflacioni është shqetësues, Trusti pa Bord dhe BQK-ja pa guvernator, janë disa nga sfidat që tani për tani janë në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Safet Gërxhaliut:

Jo stabiliteti i disa bankave në SHBA, Zvicër dhe në Francë duhet të jetë alarm edhe për stabilitetin bankar në Kosovë!

Deri sa shumë banka Evropiane dhe amerikane janë në kriza të mëdha, në Kosovë heshtet sikur nuk po ndodh asgjë!?.
Paramendoni në kohë të turbulencave bankare në Evropë dhe SHBA, në Kosovë ndodh ajo që e rritë rrezikun edhe më shumë!.

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës që menaxhon afër 2,5 miliardë është pa Bord menaxhues dhe në të njëjtën kohë, Banka Qendrore e Kosovës me 5 miliardë euro kredi të qytetarëve dhe bizneseve dhe me më shumë se 5 miliardë euro depozita është pothuajse pa guvernator. 

Procesi për guvernator është duke e përcjellë një politizimi dhe një luftë direkte dhe personale të bordit të BQK-së, kundër guvernatorit Fehmi Mehmeti, i cili çuditërisht nuk është futur as në listën për votim në Parlamentin e Republikës së Kosovës!?

Në Kosovë është shqetësuese dhe ngritja e çmimeve, një rritje konstante që po rrezikon stabilitetin social në Kosovë!.

Është shqetësues fakti që në Kosovë po rriten kreditë konsumuese që po i shfrytëzojnë qytetarët e Kosovës, por është edhe më shqetësues fakti se afër 430 milionë euro është shfrytëzuar overdrafti (mbitërheqja) i qytetarëve që e dëshmon krizën sociale që për fat institucionet nuk po e kuptojnë dhe nuk po reagojnë!.

Me urgjencë duhet të futet kandidati i pestë në listën për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjidhet në mënyrë demokratike Guvernatori i BQK-së, dhe prioritet i Guvernatorit të jetë përshpejtimi i procedurave për zgjedhjen dhe kompletimin e Bordit të Trustit Pensional të Kosovës  të rritet kujdesi dhe menaxhimi profesional i këtyre kursimeve të qytetarëve!

Është humbje e madhe për Kosovën që pasi e ruajti me sukses stabilitetin bankar dhe financiar në kohën e COVID-19, pandemisë ekonomike dhe nga efektet negative të luftës Rusi – Ukrainë të rrezikojë këtë sektor strategjik falë tentativës për emërime politike dhe jo profesionale!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco