Eksperti: Rregulli për kufizimin e prodhimit të energjisë nga dielli është kriminal

Eksperti: Rregulli për kufizimin e prodhimit të energjisë nga dielli është kriminal

13:07, 16/03/2023

Elksperti Shenoll Muharremi ka kritikuar rregullin që në Kosovë kufizon mundësinë e prodhimin të energjisë nga dielli.

Ai ka thënë se një rregull i tillë është kriminal dhe si i tillë duhet të shfuqizohet.

Në profilin e tij në Facebook, Muharremi ka shkruar se gjenerimi i energjisë nga dielli me panele solare nuk e ndot ambientin, përcjell Syri.net Kosova

“Në Kosovë nuk po mujshe, edhe nëse ke mundësi dhe i ke paisjet, me gjeneru me shumë se 100kë energji nga dielli me panele solare. Kam vështirësi me e kuptu arsyeshmërinë e kesaj rregulle kur dihet qe ky burim është i pastër dhe nuk i bënë dam amnientit. Me ajrin toksik që e kemi nga qymyri dhe faktorët tjerë, jo vetëm që do të duhej të lejohet dhe inkurajohet prodhimi maksimal i energjisë nga dielli por gjithashtu do ishte mirë të subvencionohej për shkak se kontriboun në përmirësimin e shëndetit publik dhe e ndihmon tranzicionin e gjelbërt. Nëse nuk ekziston ndonjë arsye profesionale për këtë rregull që unë nuk e kuptoj nga injoranca, një rregull si kjo duket kriminale”, ka shkruar Muharremi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco