Më 23 mars 2023, mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

Më 23 mars 2023, mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

09:12, 16/03/2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 mars 2023 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2023, ku do të emetohen Obligacione me maturitet shtatëvjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

Nga kjo ministri bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Qytetarët luten që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco