Kolapsi i bankave amerikane/ A rrezikon bota një krizë të re financiare?

Kolapsi i bankave amerikane/ A rrezikon bota një krizë të re financiare?

20:03, 13/03/2023

Falimentimi i dy bankave amerikane gjatë orëve të fundit ka shtuar shqetësimin se bota mund të rrezikohet nga një krizë e re financiare. Banka ‘Silicon Valley’, e specializuar në kredi për kompanitë e teknologjisë, falimentoi gjatë fundjavës pasi pati një vërshim tërheqjesh. Më pas falimentoi edhe një bankë në Nju Jork, 'Signature Bank'. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se do bëhet gjithçka për të siguruar stabilitetin financiar në vend. Ai tha se sistemi bankar është i sigurt. Por bankat tani operojnë në kohën e medias sociale dhe paniku mund të përhapet me lehtësi. Po ashtu edhe tërheqja e parave bëhet me një klikim apo me një prekje në celular

Nga Michelle Fleury, BBC

Sërish njerëzit janë të shqetësuar për bankat.

Sërish ka një debat intensiv për paketat e shpëtimit.

Por ky nuk është viti 2008.

Pas krizës financiare globale, fokusi ishte në reformimin e bankave të konsideruara ‘shumë të mëdha për të falimentuar’. Problemet e sotme janë të përqendruara rreth bankave të mesme dhe të vogla.

Të dyja bankat që falimentuan – ‘Silicon Valley Bank’ dhe ‘Signature Bank’- kishin të njëjtën gjë të përbashkët: modelet e tyre të biznesit ishin shumë të përqendruara në një sektor dhe ato ishin tepër të ekspozuara ndaj aseteve, vlera e të cilave ishte nën presionin e rritjes së normave të interesit.

Kritikat janë se autoritetet duhet ta kishin parashikuar këtë dhe nuk e bënë.

Kreu i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell konsiderohet si një nga drejtuesit më transparentë në historinë e bankës qendrore amerikane, duke bërë përpjekje të mëdha për të sinjalizuar synimet e FED për të rritur normat e interesit.

Meqenëse shumica e bankave janë të diversifikuara mirë dhe kanë shumë para në duart e tyre për të përmbushur detyrimet, supozohet se rreziku për pjesën tjetër të sektorit bankar është i ulët.

Kjo nuk do i ndalojë rregullatorët të shqyrtojnë se çfarë shkoi keq dhe cilat rregulla duhen të ndryshojnë.

Dhe presioni mbi bankat e vogla dhe të mesme nuk ka ikur. Ajo që të ndodhë me ekonominë amerikane dhe luftën kundër inflacionit, gjithashtu mbetet për t’u parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco