Vazhdon kriza e çmimeve në Kosovë, ja sa ishte inflacioni në janar

Vazhdon kriza e çmimeve në Kosovë, ja sa ishte inflacioni në janar

13:31, 18/02/2023

Kosovarët po vazhdojnë të përballen me krizën e çmimeve në Kosovë. Krizën e inflacionit e ka përmendur edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në raportin e fundit rreth “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK)”, Kosova ka vazhduar të përballet me rritjen e çmimeve.

Sipas ASK-së, inflacioni në janarin e 2023 ka qenë saktësisht 12,1 për qind.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 me muajin janar 2022 ishte 12.1%.”, shkruan ASK-ja.

Agjencia ka treguar edhe ku është shënuar rritja e çmimeve.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (26.0%); bukë dhe drithëra (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.5%); mish (18.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.9%); prodhime ushqimore (16.5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.3%); energji elektrike (15.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (13.3%); perime (10.8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10.6%); peshk (10.4%); qumësht, djathë dhe vezë (10.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (9.9%); mbrojtje sociale (9.5%); pije alkoolike (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (9.0%); pemë (8.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.8%); gaz (7.7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.5%); gjëra personale (7.4%); tekstile shtëpiake (7.3%); pajisje shtëpiake (6.4%); blerje e automjeteve (6.2%); veshje (5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në IHÇK.”, raporton ASK-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco