Mehmeti: Asistenca e FMN-së me ndikim të madh në sektorin financiar

Mehmeti: Asistenca e FMN-së me ndikim të madh në sektorin financiar

20:29, 16/02/2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar është ndër partnerët kryesor e kontribues për arritjet e deritashme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të BQK-së në katër vitet e fundit, FMN ka vlerësuar lartë të arriturat e BQK-së. Në këtë periudhë, FMN përmes raporteve të saj, ka njohur reformat dhe masat e shumta të marra nga BQK në një kohë kur edhe vendi ynë u përball me pandeminë COVID-19 dhe efektet nga sulmi i Rusisë mbi Ukrainë”, ka shkruar Mehmeti në  Facebook.

Sipas tij një nga angazhimet e përbashkëta me FMN, ka qenë edhe realizimi me sukses i asistencës teknike, përmes Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (Financial Sector Stability Revieë – FSSR.

“Kjo asistencë ka pasur ndikim të madh në sektorin financiar të vendit. Fillimisht mbështetja përmes kësaj asistence, na ndihmoi që të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formësuar strukturën e sistemit tonë financiar si dhe stabilitetin e tij”, tha ai.

Duke shtuar se se mbështetja e vazhdueshme e FMN-së, po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike, të cilat janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve, dhe pasiguritë globale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco